18

Telegrami “tradhëtues” të cilin Hermann Goering ia kishte dërguar Adolf Hitlerit është një nga dokumentet më të rëndësishme gjatë momenteve më të rëndësishme të luftës më të tmerrshme.
Mesazhi është i tillë sa që bëri që Hitleri, të pinte cianid dhe të futej në një bunker nëntokësor në Berlin, transmeton Telegrafi.

Pavarësisht ndikimit që kishte në Luftën e Dytë Botërore, ai përfundoi në një sirtar në Karolinën e Jugut dhe u harrua për më shumë se dhjetë vjet, për aq kohë sa nuk ra në duart e njërit prej nxënësve.

Telegrami famëkeq, të martën e kaluar u shit për 55 mijë euro.

Ishte 23 prilli i vitit 1945, kur Hitleri dhe shumë nga këshilltarët e tij të ngushtë ishin të rrethuar nga forcat sovjetike, por jo Goering.

Ai ishte shumë i afërt me Hitlerin sa që në bazë të një dekreti të vitit 1941 parashihej që nëse Hitleri burgosej ose vritej, të gjitha përgjegjësitë të kalonin tek Goering.

Dhe pikërisht ky njeri, pak para gjysmës së natës, nga baza naziste në Berhtesgaden, i kishte dërguar një telegram Hitlerit.

Ndër tjerash, ai ka shkruar se nëse brenda 22 orësh nuk arrihet asnjë marrëveshje, ata do të ndjehen të lirë të prezumojnë se Hitleri u arrestua, dhe se me këtë edhe do të fillonte edhe përmbushja e dekretit.

Por njerëz të afërt të Hitlerit, telegramin e shfrytëzuan për të për të minuar rolin e Goering, gjithashtu duke tentuar që “ta helmojnë” atë me urrejtje për Goreing.

Megjithëse Hitleri ishte fillimisht apatik, pas mbërritjes se telegramit në të cilin shkruante se ai do të jetë trashëgimtar i të gjitha detyrave të tij, nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje, situata ndryshoi.

Në përgjigjen e tij, Hitleri e kishte akuzuar Goeringun për tradhti dhe i kishte thënë atij se ai do të heqë dorë nga sanksionet nëse ai heq dorë nga të gjitha pozicionet, transmeton Telegrafi.

Zemërimi shpejt u shndërrua në depresion, siç shpjegon në autobiografinë e tij, Albert Spir, arkitekti kryesor i Hitlerit dhe ministër i armatimit dhe prodhimeve të luftës.

“Në rregull, le ta negocioi Gering dorëzimin. Nëse lufta është e humbur, nuk ka rëndësi se kush e bën këtë”, gjoja kishte thënë Hitleri.

Spir pretendon se Hitleri në ato momente ishte gati i lodhur. Me vite ishte i ngarkuar me mundësinë e humbjes dhe në fund nuk kishte forcën për të fshehur gjendjen në të cilën ndodhej. Një javë më vonë, Hitleri dhe gruaja e tij, Eva Braun ishin vrarë.

Jep komentin tuaj

te komentuar

Kosova.Today.Online.News
Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2014!