Zbavitet duke bërë ‘selfie’ pasi është ngujuar në veturë (Video)

2‘Selfie’ pas ndeshjes, duket se është trendi i ri.
Pas një ndeshje që shpëtoj pa lëndim, një grua në moshë, mbeti e ngujuar në veturën në rrotulluar në njërën anë.
Derisa burri Benjamin Neufeld arriti të dalë nga vetura, Elizabeth që mbeti brenda, shfrytëzoj rastin të shkrepë disa foto.
Gruaja 85 vjeç, falë xhamit transparent të veturës, bëri edhe selfie me burrin e saj, me të cilin janë të martuar për 60 vjet.
Banorët e Bel Air në Los Angeles, mbetën të befasuar me këtë ngjarje dramatike, që u kthye në komedi të këndshme.

Comments are closed.