22

Filologu hollandez Vincent W.J van Gerven Oei, që më të shumtën e kohës jeton e punon në Shqipëri, pas vizitës së Merkel në Tiranë ka publikuar në blogun berfrois.com një shkrim ku kritikon shumë kryeministrin Rama lidhur me ndryshimet e fundit në Kryeministri dhe ekspozitën e çelur në katin e parë, raporton Lapsi.al
“Edi Rama duhet të jetë një njeri shumë i frustruar. I frustruar për shkak të zgjedhjes pa shije që bëri për drejtorin e Galerisë Kombëtare të Arteve. I frustruar nga mungesa e plotë e vizionit e ministres së tij të Kulturës. I frustruar nga fakti se “princi i tij në kurorë”, kryebashkiaku që do të marrë detyrën në Tiranë ka ndjeshmërinë artistike të një bretkose. Kaq i frustruar, saqë donte t’i tregonte vendit të tij një shembull të vetëm sesi do të dizajnonte dhe kuronte një hapësirë kulturore kontemporane. Dhe këtë vendosi ta bëj në të vetmen ndërtesë, përveç shtepisë së tij, ku ai mund të bëjë çfarë të dojë: në zyrën e tij”, shkruhet në hyrje të artikullit.
Sa i përket transformimit të katit të parë të Kryeministrisë dhe ekspozitës së shkruar, Gerven Oei thotë se e vetmja e mirë e kësaj ekspozite është që të stimulon të futesh në debat: “Kjo është një hapësirë për vizionin e tij për kulturën dhe artin, në lidhje me politiken, dhe duhet që ky vizion të investigohet”.
Lidhur me ndërhyrjen në fasadën e Kryeministrisë ai thotë se shpejtësia me të cilin u mor vendimi është për t’u evidentuar. “Ma merr mendja se dikush ka qenë me nxitim” shkruan Gerven Oei. Shkrimin e plotë mund ta lexoni këtu http://www.berfrois.com/2015/07/vincent-w-j-van-gerven-oei-all-that-frus… .

Jep komentin tuaj

te komentuar

Kosova.Today.Online.News
Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2014!