Tahiri: Kostandin Xhuvani duhet të ishte në burg. Faj ka gjykata që e liroi

tahiri

TIRANË-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, u shpreh sot se sipas tij, ‘Kostandin Xhuvani duhet të ishte në burg’.

Pas një krimi të kryer vite më parë sipas ministrit të Brendshëm, Xhuvani nuk duhet të ishte liruar nga gjykata. Tahiri akuzoi gjykatat se po zhbëjnë gjithë punën e madhe që bën policia.

“Sipas meje zotëria duhet të ishte në burg. Sic duhet të jenë dhe shumë të tjerë që i nxjerr gjykata duke ricikluar si stërkala kriminalitetin në Shqipëri. Kur nuk merreni me sistemin gjyqësor dhe kjo është pjesa më e rëndë.
Imagjino një i arrestuar nga policia për vrasje me paramendim, ai lirohet nga gjykata. Kështu dhe kur një pedofil dhunon një të mitur dhe ai lirohet dhe pret që prindi i vajzës së përdhunuar të mos bëhet kriminel? Merruni me gjykatat që lirojnë njerëz kriminelë dhe jo me policinë që i arreston dhe i vë para detyrës”.

Vëmendja u fokusua dhe tek fakti që emri i Xhuvanit u rredhtua në listën e personave që qëlluan ndaj policisë në Lazarat.

Tahiri tha se pas sherrit në Gjirokastër në 25 prill 2014, policia mori të dhëna në rrugë operative se Kostandin Xhuvani ishte fshehur në Lazarat. Sipas ministrit për këtë shkak ai u vendos në listën e personave që kundërshtuan me armë aksionin e policisë. Sipas Tahirit duhej vërtetim nga prokuroria dhe urdhër nga organi i akuzës për ta arrestuar.

Pyetja: Në Lazarat doli emri i 27 në listë si person që ka kundërshtuar policinë me armë në Lazarat. A ishte në Lazarat apo jo?

“Zoti Fevziu për cfarë po ngrini akuzë këtu? E ka falur zotërinë policia se i ra në qafë gabimisht apo se nuk është pyetur. Nëse keni merakun se i kemi rënë në qafë zotërisë, dy janë variantet që mos kompleksoheni, se mirë që pyesni në mënyrë të padrejtë, (ndërhyn Fevziu), mos më ndërprisni. Komunikata për shtyp e Policisë së Shtetit ka renditur një listë gjatë aksionit në Lazarat që sipas të dhënave operative rezultonin të përfshirë. Në Lazarat, Policia e Shtetit u përball me rezistencë të armatosur dhe u detyruam ti bënim publikë dhe taktikë policore qoftë dhe nëse gabonim pak, por që të bënim të ndjeheshim në mënyrë nominale nesër.

Dhe në rastin e Lazaratit ndaj zotërisë nuk është ngritur akuzë kurrë nga prokuroria. Ju po tregoni vetë që policia ka bërë detyrën, dhe pse ishte djali i deputetes. Unë po të doja ti bëja nder Luizës, ia bëja nderin, ia fshija emrin, por nuk është fare kështu. Emri ishte në listë Nipi i nëndrejtorit të shtetit Kulici shkoi gjuajti në një lokal nate dhe nuk është kapur ende”.

I pyetur se përse nipi i Kulicaj nuk është kapur ende, Tahiri u përgjigj: “Nuk e gjejmë dot ku është. Nuk është hata që nuk gjenden njerëz që janë në kërkim.
Policia e bërë punën në të gjitha rastet, këtu e kemi tejkaluar pak se e kemi vënë emrin, një çikë gabim”.

Djali i deputetes se dorehequr Luiza Xhuvani u arrestua mëngjesin e 4 nëntorit, pasi dyshohet se është autori i masakrës se ndodhur në një lokal nate, ku u vranë me armë zjarri katër persona.

Sipas fakteve te mbledhura nga Prokuroria, katër viktimat Edison Jaho, Enea Xhaj, Arbër Demiraj dhe Paolo Azzolo, janë ekzekutuar nga e njëjta armë, që mendohet se mund të jetë shkrehur nga Kostandin Xhuvani.

Comments are closed.