Aziz Salihu merr rreth 430 euro pension në Maqedoni

4Ish – boksieri Aziz Salihu po shprehet i pakënaqur, për siç thotë ai, për kushtet e vështira në të cilat po jeton dhe për pakujdesinë që ndaj ti, siç thotë, po e tregon shteti. Përkundër se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka miratuar rregulloren që sportistët me medalje sikur Salihu të marrin pension mujor, ish boksieri nuk po kryen procedurat e parapara me rregullore për ta marrë atë.
Por përveç kësaj, është një lajm tjetër që shpesh është trajtuar si sekret publik. Aziz Salihu merr pension mujor në Maqedoni për medaljen e fituar në Olimpiadë. Kjo vërtetohet nga Agjencia për Rini dhe Sport në Maqedoni. Në uebfaqe të saj është lista e ish – sportistëve që marrin pension nga shteti dhe nga 31 janë edhe tre shqiptarë, Shaban Terstena, Shaban Sejdiu dhe Aziz Salihu. Salihu është ne listë i 22-ti.
Me rregulloret atje parashihet që pensioni për kategori të caktuar të jetë diçka pak më shumë se rroga mesatare në Maqedoni. Sipas përllogaritjeve, si fitues i medaljes së bronztë, Salihu del se merr 430 euro në mua, transmeton Reporterij.
Me rregulloret për pensione të sportistëve në Kosovë ai do të merrte 500 euro, pra 70 euro më shumë se në Maqedoni. Për të marrë këto 500 euro ai duhet të paraqesë kërkesë në Komitet Olimpik dhe MKRS-ja dhe bashkë më kërkesë vërtetimin se medaljen e ka transferuar në Kosovë dhe se për të njëjtën nuk merr medalje në një shtet tjetër.
Ditë më parë Salihu shqeu medaljen e ndarë për të nga Presidentja Jahjaga dhe mohoi madje se merr pension në një shtet tjetër.

Comments are closed.